Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Suspendohet një mjek, nuk respektoi orarin e punës

Është suspenduar nga puna doktori Fahredin Veselaj, mjek specialist në Klinën e Urologjisë në QKUK, për shkak të mosrespektimit të orarit të punës.

Në vendimin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës theksohet se ai nuk ishte gjetur në vendin e punës gjatë orarit të kujdestarisë më 11 shtator.

Vendimi mund të zgjasë më së shumti gjashtë muaj.

Në arsyetim të vendimit theksohet se Veselaj nuk ishte gjetur në vendin e punës gjatë inspektimeve që ka kryer Drejtori i Përgjithshëm.