Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjekët paralajmërojnë masa radikale nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Vendime radikale pritet të marrin mjekët në rast se Qeveria dhe Kuvendi i kosovës nuk marrin parasysh kërkesat e tyre për rritje pagash, raporton KTV.

“Neve nuk na ka mbetur asgjë tjetër veç të vijmë këtu dhe t’i dorëzojmë mantelet e bardhë dhe kjo do të ndodhë”, ka thënë Blerim Syla gjatë raportimit të tij para Komisionit për Shëndetësi lidhur me grevën e mjekëve.

Syla ka thënë se të enjten do të mbahet Këshilli i Federatës në të cilin është i ftuar edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe nëse nuk ka mbështetje, ka thënë se pas datës 20 dhjetor askush nuk mund ta kontrollojë situatën/ Donika Voca-Gashi.