Një mjegull e dendur ka shkaktuar kolonë të gjatë të shtunën mbrëma në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Shoferët janë detyruar të vozisin vetëm në shpejtësi të vogël shkaku i mjegullës së madhe mes fshatrave Babush dhe Prelez.
“Vetëm në këtë vend bëhet një mjegull e çuditshme, por sikur sot kurrë në jetën time nuk kam parë”, ka thënë një shofer për portalin Koha.net.
“Vetëm me shpejtësinë e parë dhe të dytën të gjitha veturat kanë vozitur deri në dalje të këtyre dy fshatrave”, ka thënë ai duke mos dashur t’i përmendej emri.

Artikuj të ngjashëm
-
Kolona në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, shkak rruga e mbuluar me ujë
-
Mjegull e dendur në rajonin e Ferizajt, Policia apelon për kujdes
-
Policia apelon te shoferët për kujdes, shkaku i mjegullës
-
Shiu pengon trafikun në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, Policia apelon të shmanget rruga
-
Policia bën thirrje për kujdes gjatë ngasjes në mot me mjegull