Arbëri

Mjegull e vranët në dy ditët e ardhshme

Foto: Arben Llapashtica

Të mërkurën e 15 janarit në Kosovë do të mbajë mot i qetë, me mjegull e kryesisht i vranët. Të enjten parashihet mot i vranët e me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, parashihet mot me ngrica të dobëta, “por për shkak të lagështisë së lartë të ajrit, ngasësit e makinave duhet të kenë kujdes në komunikacion”.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius deri 6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të kësaj situate pasive meteorologjike. Do të fryjë erë e dobët nga verilindja.