Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, pas një takimi me kryetarin e Fushë Kosovës Burim Berisha, të enjten nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me këtë komunë, për mbështetje financiare në rikonstruimin e rrugës Miradi- Zona Industriale.
Për këtë vit, MIT ka ndarë 130.000 euro për realizimin e këtij projekti, kurse për dy vitet në vijim për këtë projekt janë planifikuar edhe 400.000 euro të tjera në mënyrë që projekti të përmbyllet në tërësi. Lekaj e Berisha, siç njofton komunikata, biseduan edhe për disa projekte të përbashkëta që mund të realizohen me bashkëpunim mes komunës dhe ministrisë.
Lekaj, duke i ofruar mbështetjen kryetarit Berisha, tha se edhe kjo komunë sikurse të gjitha tjerat do ta ketë përkrahjen e dikasterit që ai drejton në realizimin e projekteve lokale në mënyrë që t’i shërbehet interesit të qytetarëve dhe që ata t’i përfitojnë benefitet e taksave të tyre, si kthim nga qeverisjet lokale e qendrore.
-
Basha viziton punimet në një rrugë në Ferizaj, thotë se Komuna ende s’i ka ndarë mjetet që obligohet
-
Basha i reagon Ramës: Ministria nënshkroi kontrata për sanimin e plotë të skarpateve e jo “heqje dheu”
-
Rama: Basha preu shiritin e një rruge lokale që është projekt i Komunës
-
Procedohen në Kuvend 4 marrëveshje ndërkombëtare, Komisioni miraton edhe buxhetin për Zubin-Potokun
-
Rasti “53-milionëshi”, eksperti financiar habitet me “Bechtel & Enkan”