Udhëheqësit e Misioneve në Kosovë të BE-së dhe të Shteteve Anëtare kanë vlerësuar bashkëpunimin e liderëve kosovarë me Gjykatën Speciale, dhe thirrjet e tyre për respektim të procesit gjyqësor.
“E marrin parasysh dorëheqjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin e treguar në ditët e fundit nga presidenti Hashim Thaçi dhe ish udhëheqësi i PDK-së Kadri Veseli, si dhe nga z. Rexhep Selimi dhe ish Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, me Dhomat e Specializuara. Për më tepër, ne i vlerësojmë fjalimet drejtuar publikut të mbajtura dje nga z. Thaçi dhe z. Veseli, të cilët bënë thirrje për respektimin e procesit gjyqësor”, thuhet në reagim.
Sipas tyre kjo pasqyron përgjegjësinë dhe vendosmërinë e Kosovës për respektim të sundimit të ligjit dhe për kërkim llogarie nga individët që mund të kenë kryer veprime të paligjshme.
“Nuk duhet harruar se sipas ligjit, individët nën aktakuzë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre, dhe se duhet të respektohen të drejtat e tyre ligjore. Kosova duhet të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi”, thuhet në reagim, transmeton KOHA.
Tutje thuhet se prioriteti më vendimtar për BE-në dhe Shtetet e saj Anëtare, është respektimi i sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, ne e kemi mbështetur fuqimisht krijimin e Dhomave të Specializuara, si pjesë integrale e sistemit të Kosovës për sundimin e ligjit, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të përmbushet misioni i Dhomave, ndaj të cilave edhe Kosova është e përkushtuar. Kjo është esenciale për konsolidimin e perspektivës evropiane të Kosovës.
-
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve paraqet shqetësime lidhur me zhvillimin e seancave të mbyllura
-
Haziri: Drejtësia e vendosur përmes Speciales të jetë e barabartë për të gjithë
-
Borrelli për Thaçin: U arrestua sa ishte president dhe u dërgua në Amsterdam
-
Hidhen poshtë parashtresat e Thaçit, Veselit e Selimit mbi ligjshmërinë e Speciales dhe ZPS-së
-
Kërkohet dakordim i shpejtë mes partive për presidentin