Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka thënë se deficitin tregtar Kosova do ta ketë çdo herë e më të lartë për shkak se mungojnë politika të favorshme për bizneset prodhuese.
Një ditë më parë, Agjencia e Statistikave të Kosovës, publikoi të dhëna në të cilat tregohet se deficiti tregtar në maj të këtij viti është rritur 4% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMisini në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë se ndikim në rritje të deficitit tregtar ka edhe shpërndarja e shtesave për disa kategori nga Qeveria Kurti.
Qeveria Kurti në mbledhjen e 22 majit mori vendim për mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat, pensionistët e studentët. Rritje e shtesave u ekzekutua edhe për lehonat dhe fëmijët. Shtesa të ngjashme janë ndarë çdo vit për disa kategori.
“Mjetet financiare që janë dhënë nga Qeveria kanë rritur importin. Kjo tregon mungesë vizioni të institucioneve qeveritare. Ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndikuar në mënyrë jashtëzakonisht të keqe për bizneset prodhuese. Edhe ato që kanë qenë disa, kanë pasur kosto operative të lartë dhe kanë shkuar në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Atje ka politika më të favorshme”, ka thënë Misini.
Profesori Misini ka thënë se shqetësimi më i madh i prodhuesve në Kosovë është energjia elektrike.
Ai ke deklaruar se në mungesë të vizionit dhe mbështetjes së duhur, Kosova importon gjithçka, përfshirë edhe rrëmojsat e dhëmbëve.
“Më së shumti importohen vetura, naftë dhe energji elektrike. Por, megjithatë Kosova importon gjithçka, përfshirë edhe ato rrëmojsat e dhëmbëve. Është e pamundur t’iu bësh konkurencë edhe kompanive ballkanase sepse në mnëyrë indirekte kanë mbështetje nga shteti. Kemi mungesë të tepruar të profesionalizmit”, ka deklaruar Misini.
Misini ka kritikuar edhe refuzimin e gazit amerikan nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij kjo është e pakuptimtë.
“Një investim amerikan në Kosovë do të thotë siguri kombëtare. Të gjitha shtetet në botë luftojnë ta kenë një investitor amerikan pjesë të vendeve të tyre sepse prania e tyre do të thotë siguri mbi të gjitha. Ne s’kemi alternativë tjetër të energjisë elektrike, atëherë pse të mos jemi pjesë e projektit të gazit amerikan”, ka deklaruar profesori Misini.
Derisa SHBA-ja ka kërkuar që Kosova të bëhet pjesë e projektit rajonal për gazin amerikan, Qeveria në detyrë ka dhënë një propozim tjetër. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deponuar në Ambasadën Amerikane një kërkesë për mbështetje për projekte që lidhen me gazifikimin e qymyrit, duke u thirrur në rezervat e mëdha të linjitit dhe në politikat e presidentit Donald Trump për mbështetjen e industrisë së qymyrit.