Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mishi që më së paku është mish, kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”

Skandalet me ushqimin dhe indiferenca ndaj rrezikut për jetën, janë kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.

Shkrimi kryesor flet për skandalin me mishin e prishur nga Belgjika, mospublikimin e emrit të importuesit të mishit të vjetër 12 vjet, heshtjen dhe mosreagimin e institucioneve, mungesën e kapaciteteve për kontroll dhe rreziqet në sallame, pashteta e suxhuk.

“Përgjegjësia e skaduar” është komenti i Agron Bajramit për temën e së dielës.

Në intervistë, profesori i veterinarisë Afrim Hamidi, tregon se pse skandali me mishin duhet të na bëjë më syçelë rreth produkteve ushqimore.

Në 19-vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, vjen reportazhi për bombat e tmerrit dhe shpresës.

Edhe Skandalet nuk ndikojnë në konsumin e mishit Arbëri Skandalet nuk ndikojnë në konsumin e mishit

Në faqet e botës vjen shpjegimi për martesat me mblesëri dhe rrëfimi për “vajzën me nëntë shpirtra”.

Në shtatë shkronjat e saj, ish-presidentja Atifete Jahjaga, tregon se pse Kosova ka nevojë për më shumë burra feministë.

“Shqipëria, i vetmi shtet ballkanik pa telashe fetare”, është fejtoni i radhës i Joseph Roucek për “Politikat ballkanike”.

“Në kërkim të Prishtinës së Vjetër nëpërmjet fotografive” dhe “Artistja realiste që dikur ilustronte për protesta” janë shkrimet nga rubrika e kulturës.

“Monument” sjell “shtëpinë me stil të kryeimamit të Prizrenit”.

Edhe Skandali i mishit të prishur, kërkohen masa konkrete për produktet e importuara Arbëri Skandali i mishit të prishur, kërkohen masa konkrete për produktet e importuara

Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti, veçohet rrëfimi për ushtaren e Britanisë që synon medalje për Kosovën dhe ai për “Endritin e Dritës”.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.