Skandalet e shumta me mishin e prishur e me afat të skaduar, nuk kanë ndikuar në rënien e konsumit të këtij produkti. Kosova vazhdon të importojë miliona kilogramë mish çdo muaj, ndërsa statistikat e importit nuk kanë ndryshuar pas publikimit të këtyre skandaleve, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë muajit mars –kur u publikua skandali me mishin e prishur belg, 12 vjet të vjetër - Kosova ka importuar më shumë se 3 milionë kilogramë mish nga të gjitha llojet. Ndërkaq, vetëm gjatë gjysmës së parë të prillit, janë importuar afro 2 milionë kilogramë.
Këto shifra, sipas zëdhënësit të Doganës, Adriatik Stavilevi, tregojnë se nuk ka luhatje të importit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Skandalet me ushqimin: Indiferenca ndaj rrezikut për jetën
-
Çfarë mishi hanë kosovarët?
-
Rreth 30 mijë kg mish të prishur u asgjësuan për 3 muaj, AUVK-ja thotë cilësia është e sigurt
-
Skandali i mishit të prishur, kërkohen masa konkrete për produktet e importuara
-
Efektet e konsumimit të mishit të prishur vërehen pas disa vitesh