Rishtazi doli skandali për cilësinë e mishit të importuar në Kosovë pasi Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor në Belgjikë ka konstatuar se një pjesë e mishit të prodhuar nga kompania “Veviba” në Bastonjë dhe “Vanlommel” nga Herentals, e specializuar në mish viçi, kanë qenë të prishur.
Mirëpo efektet nga konsumimi i këtyre produkteve, sipas nutricionistes, Diola Dosti – Baftiu, nuk mund të shihen menjëherë apo brenda ditëve.
“Nuk është që na japin efekt të menjëhershëm. Akumulohen dhe mund të dalin efektet pas disa vitesh. Nuk është problem vetëm në Kosovës”, ka thënë Baftiu.
“Janë shumë produkte tjera ushqimore që nuk janë të sigurta për t'u konsumuar. Më të rrezikshmet janë produktet me origjinë shtazore ndërsa më pak të rrezikshme janë ato bimore”, shtoi tutje ajo.
-
Skandali tjetër: Zbulohet kompania e dytë belge që eksportoi mish të prishur në Kosovë
-
Rreth 30 mijë kg mish të prishur u asgjësuan për 3 muaj, AUVK-ja thotë cilësia është e sigurt
-
Skandalet nuk ndikojnë në konsumin e mishit
-
Skandali i mishit të prishur, kërkohen masa konkrete për produktet e importuara
-
Çdo ditë nëpër qytetet e Kosovës zbulohej mish i prishur