Mishi që ishte eksportuar nga thertorja belge “Veviba” në Kosovë ndonjëherë ka qenë i vjetër 12 vjet, raportoi sot “Het Laatste Nieuws”.
Sipas gazetës belge, dokumentet e gjykatës tregojnë se një kamion me mish nga “Veviba” në Bastogne ka arritur në Kosovë më 19 shtator, 2016. Shumica e etiketave ishin shqyer, por nga ato që ende ishin të dukshme, u pa se mishi ishte nga viti 2004, transmeton Koha.net.
Po ashtu u zbulua se një pjesë e mishit vinte nga thertoret “Izegem” dhe “Harelbeke” dhe se ishte ripaketuar në pako me etiketën e “Veviba”-s. Në po të njëjtin muaj, Agjencia Federale belge për Siguri në Ushqim (AFSCA) ishte kontaktuar dhe u informua për zbulimin e shërbimeve kosovare gjatë një inspektimi ushqimor.
Gazeta ka kontaktuar një profesor në Universitetin e Ghentit, Bruno De Meulenaer, i cili tha se mishi i ngrirë për 12 vjet nuk do të thotë automatikisht se është i rrezikshëm për ushqim, së paku “nëse zinxhiri i ftohjes nuk është ndërprerë dhe mishi ka mbetur i magazinuar në minus 18 gradë”.
-
Skandali tjetër: Zbulohet kompania e dytë belge që eksportoi mish të prishur në Kosovë
-
60 mijë kilogramë mish është importuar në Kosovë nga kompania belge “Veviba”
-
Mbyllet firma belge që eksportoi mish të prishur në Kosovë, shqetësimet mbeten
-
Megaskandal i mishit në Belgjikë: Kompania belge shiti mish të prishur edhe në Kosovë
-
Efektet e konsumimit të mishit të prishur vërehen pas disa vitesh