Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miratohet me shumicë votash marrëveshja me “Caritasin”

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka vazhduar mbledhjen e rregullt të enjten, e cila është ndërprerë një ditë më parë pas bojkotit nga opozita. Me të nisur kjo mbledhje kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyçi, ka hedhur në votim propozimvendimin për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimin dypalësh midis Komunës dhe “Caritas Kosovës”, e cila ka për qëllim rikthimin e projektit “Ngritja e përkujdesjes sociale-shëndetësore, shtëpiake dhe ambulatore në Komunën e Ferizajt”.

Vazhdimin e kësaj mbledhjeje sërish e kanë bojkotuar subjektet: LDK dhe VV, mirëpo për ta miratuar këtë pikë të rendit të ditës me 22 vota sa ishin gjithsej në sallë, pozitës iu desh t’i bashkohej edhe këshilltari nga radhët e Vetëvendosjes, Ali Halimi, dhe këshilltari i pavarur Muhamet Halili.

Sidoqoftë, vazhdimi i kësaj mbledhjeje është cilësuar i kundërligjshëm nga subjekti opozitar LDK dhe LVV derisa nuk janë zhvilluar procedurat e rregullta./A.Ademi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)