Ministria e Financave nëpërmjet një shkrese e ka njoftuar ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal se marrëveshja ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe “Caritas Kosova” për projektin “Ngritja e përkujdesit social-shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor në Komunën e Ferizajt” është në kundërshtim me ligjin derisa nuk është zbatuar Rregullorja MF-Nr – 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve.
Në këtë shkresë të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, midis të tjerash thuhet se në pajtim me Rregulloren e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave kanë pranuar një shkresë më datën 14.11.2018 të vendimit për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit ndërmjet dy palësh në mes të Komunës së Ferizajt - Agim Aliu dhe “Caritas Kosova” - Viktor Sopi, e miratuar nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt dhe e nënshkruar nga kryesuesja e Kuvendit për vlerësim të ligjshmërisë.
“Komisioni pas vlerësimit të përshtatshmërisë në bazë të nenit 7 të Rregullores (QRK) Nr 01-2016 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave ka shqyrtuar vendimin dhe vlerëson se me këtë marrëveshje të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit nuk është zbatuar rregullorja MF- MF-Nr – 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve. Zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore është obligim i të gjitha organizatave buxhetore për zbatimin e drejtë dhe efikas të parasë publike. Ky vendim duhet të shfuqizohet sepse është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Financave.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
-
Niveli qendror e shpall të paligjshme marrëveshjen e Fushë-Kosovës me “Caritasin”
-
Marrëveshja me “Caritasin” në mospërputhje me kërkesat në Fushë-Kosovës
-
Zhvlerësohet Plani zhvillimor për Komunën e Ferizajt
-
Dështojnë disa marrëveshje në mes të Qeverisë dhe komunave për projekte kapitale
-
Shpallet i kundërligjshëm vendimi për shujta për shërbyesit e Komunës së Prishtinës