Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miratohen rekomandimet e nivelit qendror për Rregulloren e taksave

Ministria e Financave ka gjetur disa shkelje në Rregulloren për taksa, tarifa dhe gjoba të Komunës së Podujevës.

Pas vlerësimit të ligjshmërisë së këtij dokumenti, MF-ja i ka dhënë disa rekomandime për komunarët që duhet t’i plotësojnë në këtë rregullore për ta vënë në funksion.

Po ajo rregullore ishte miratuar në muajin shtator të vitit të kaluar. Pas dërgimit të saj në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për vlerësim të ligjshmërisë, kjo e fundit për po të njëjtën gjë e ka dërguar në Ministrinë e Financave.

Komisioni i MF-së në përbërje prej 5-anëtarësh, në bazë të nenit 7 dhe 8 të Rregullores (QRK) nr. 01/2016 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës vlerëson se Rregullorja për taksa, tarifa dhe gjoba komunale duhet t’i përmbushë disa obligime.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm