Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, shënoi 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë eveniment të ftuar ishin mbi 1500 zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të tjerë.
Shënimi i përvjetorit u mbajt sonte në sallën e panaireve ndërkombëtare. Ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi duke folur për historinë shqiptare ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuara dhe kanë synim rrugëtimin e tyre në Bashkimin Evropian, transmeton kp.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se gjaku, flamuri dhe gjuha “na kanë bërë shqiptarë, por me u ndier krenar me këtë komb është fuqia dhe përcaktimi drejt proceseve euroatlantike”.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti e Minxhozi diskutojnë mbi përgatitjet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
-
Në Ambasadën e Shqipërisë kremtohet Dita e Flamurit
-
Minxhozi thotë se festat e Nëntorit i gjejnë shqiptarët më të bashkuar së kurrë
-
Edi Rama uron Kosovën në 15-vjetorin e pavarësisë
-
Haradinaj: Bashkë me Shqipërinë, si komb drejt integrimeve euro-atlantike