Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës mbrojtëse antidamping mbi sektorin e prodhimit të koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia.
MINT njoftoi se në bazë të dhënave të marra në teren nga prodhuesit, importuesit si dhe nga pikat shitëse, është konstatuar se prodhimi vendor nuk e plotëson kushtin kryesor për mbrojtje me masën antidamping, sepse sasia e prodhimit vendor të këtij produkti është më e vogël se (50%) e prodhimit total të produktit të ngjashëm.
“MINT njofton se sipas raportit të Komisionit Ndërqeveritar për Vlerësimin e Masave Mbrojtëse në Importe, thuhet se pas pranimit të kërkesës së Shoqatës së Shpendarëve të Kosovës, për shfuqizim të masës përkatëse në fuqi, si dhe kërkesës së bërë nga ose në emër të prodhuesve vendor të Kosovës, kërkesë kjo për zgjerim të kodeve doganore në komplet kreun, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti i Tregtisë, në bashkëpunim me Komisionin për Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, kanë shqyrtuar këto dy kërkesa dhe po ashtu kanë zhvilluar takime me Shoqatën e Shpendarëve të Kosovës, me kompanitë prodhuese, me Doganën e Kosovës, dhe ASK-në”, thuhet në njoftim.
Siç njofton MINT, sipas ASK dhe AUV, në Kosovë janë vetëm 2 prodhues të licencuar për prodhimin e koncentrateve për shpezë dhe kafshë, gjë që rezulton me mos përmbushje të nevojave të tregut në Republikën e Kosovës me produktet përkatëse, prandaj mbi këtë bazë Komisioni Ndërqeveritar i lartcekur ka rekomanduar ndërprerjen e kësaj mase.
-
Kosova vendos masa antidamping për importin e farës së grurit nga Serbia
-
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe
-
MINTI e zgjat edhe për 30 ditë masën për kufizimin e çmimeve të derivateve
-
Kosova vendos masa të reja tregtare ndaj Serbisë
-
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë