Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Hoxha: Raporti vlerëson arritjet e Kosovës, të intensifikojmë angazhimin në rrugën integruese

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se mirëpret Raportin për vendin të Komisionit Evropian duke e konsideruar real dhe objektiv. 



Sipas saj, “është shumë e rëndësishme që Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ka bërë progres në shumë fusha”. 


“Raporti ka trajtuar edhe reformën e administratës publike dhe sistemin gjyqësor”, ka shkruar ministrja Hoxha, duke shtuar se “ndër çështjet më të rëndësishme në këtë raport, është njohja e progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me këtë rast, KE, ka potencuar se institucionet e Kosovës kanë bërë progres në ndjekjen e rasteve të profilit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, është theksuar se ka progres edhe në konfiskimin preliminar të aseteve.

Njohja e këtij progresi është shumë e rëndësishme për procesin e liberalizimit të vizave”.



Edhe Hoxha: Duhet të punohet në eliminimin e ndikimit politik në gjyqësor Arbëri Hoxha: Duhet të punohet në eliminimin e ndikimit politik në gjyqësor

Po ashtu, sipas saj, Raporti në përgjithësi ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë arritur progres në fushën e kritereve ekonomike, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe në përgjithësi sa i përket harmonizimit të legjislacionit me standardet e BE-së.



Më tej, thekson ministrja, “gjatë këtij viti duhet të fokusohemi më shumë në fuqizimin e zbatimit të ligjeve, implementimin e reformës së administratës publike, duhet vazhduar lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe duhet rritur konfiskimi i aseteve.

Po ashtu, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fushës së arsimit dhe punësimit si dy fusha kyçe për implementimin e suksesshëm të MSA-së”.



Në vazhdim shkrimi i ministres Dhurata Hoxha, në rrjetin social:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Komisioni Evropian (KE) publikoi Raportin për Vendin. Mirëpresim publikimin e këtij raporti duke e konsideruar real dhe objektiv. Posaçërisht duhet vlerësuar fakti se raporti evidenton të arriturat dhe sfidat e institucioneve përkatëse.


Është shumë e rëndësishme që KE vlerëson se Kosova ka bërë progres në shumë fusha. Ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi është përmendur në raport si diçka pozitive dhe hap i rëndësishëm.

Po ashtu, është evidentuar se zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të mirë-administruara dhe të lira.


Raporti ka trajtuar edhe reformën e administratës publike dhe sistemin gjyqësor, duke potencuar suksesin e arritur me procesin e rishikimit të agjencive të pavarura, suksesin e arritur me miratimin e ligjeve të Pakos së gjyqësorit dhe integrimin e gjykatësve dhe prokurorëve në veri të vendit.


Edhe Ministrja Hoxha thotë se Raporti ia vlerëson Kosovës progresin Arbëri Ministrja Hoxha thotë se Raporti ia vlerëson Kosovës progresin

Ndër çështjet më të rëndësishme në këtë raport, është njohja e progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me këtë rast, KE, ka potencuar se institucionet e Kosovës kanë bërë progres në ndjekjen e rasteve të profilit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, është theksuar se ka progres edhe në konfiskimin preliminar të aseteve.

Njohja e këtij progresi është shumë e rëndësishme për procesin e liberalizimit të vizave.


Raporti në përgjithësi, ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë arritur progres në fushën e kritereve ekonomike, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe në përgjithësi sa i përket harmonizimit të legjislacionit me standardet e BE-së.



Të nderuar qytetarë,
Raporti për vendin, përveç që ka nënvizuar të arriturat, ka nënvizuar edhe sfidat e institucioneve në fushat e caktuara. Megjithatë, konsideroj se Raporti është udhërrëfyes dhe orientim për institucionet tona për të intensifikuar punën në fushat e caktuara.
Gjatë këtij viti, duhet të fokusohemi më shumë në fuqizimin e zbatimit të ligjeve, implementimin e reformës së administratës publike, duhet vazhduar lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe duhet rritur konfiskimi i aseteve.

Po ashtu, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fushës së arsimit dhe punësimit si dy fusha kyçe për implementimin e suksesshëm të MSA-së. 


Si Ministre e Integrimit Evropian, do të angazhohem maksimalisht që të gjitha institucionet të intensifikojnë punën për të adresuar sfidat e evidentuara në Raportin për vendin.

Edhe Hoxha: Raporti për vendin pozitiv, ka përparime në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar Arbëri Hoxha: Raporti për vendin pozitiv, ka përparime në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Adresimi i këtyre sfidave dhe reformat në fushat e lartpërmendura, janë rruga jonë e vetme drejt integrimit në BE.”

Siç u raportua, dje, kur ky raport iu dorëzua autoriteteve të Kosovës, ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ndodhej jashtë vendit.