Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von Cramon: Raporti cek qartë se ka pasur hapa pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën qartë thekson se ka pasur hapa pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit më të lartë. Por, ajo ka shtuar se duhet zhviluar edhe më tej sistemi i përcjelljes së rasteve.

“Raporti i Komisionit për Kosovën cek qartë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë ka pasur hapa pozitiv, por se duhet zhvilluar edhe më tej sistemi i përcjelljes së rasteve. Kjo mund të ndihmoj të bindë shtetet anëtare të BE-së që janë hezituese drejt liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Ajo e ka përcjellë postimin me raportin e Komisionit Evropian.