Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, u ka bërë kërkesë autoriteteve italiane që të mbështesin hetimet për vjedhjen e mbi dy milionëve eurove në Thesarin e Shtetit.
“Pas vjedhjes në Thesar, në cilësinë e ministres së Financave i kam dërguar letër ambasadorit italian, që në fusha të bashkëpunimit të përfshihet edhe Thesari, me theks auditimi në Thesar, por edhe ngritja e nivelit të sigurisë dhe integritetit të sistemit. Njëherit kam kërkuar nga ambasadori i BE-së, z.Tomas Szunyog, edhe mbështetjen financiare nga BE që Guardia di Finanza të auditojë Thesarin”, ka shkruar Bajrami në rrjetin “Facebook” të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa e nis postimin me fjalët: “Kundër hajnave edhe me Guardia di Finanzia”, ajo është zotuar se autorët do të ndiqen deri në fund. “E kam thënë edhe një herë, e përsëris edhe sot, se lufta kundër hajnave do të vazhdojë me krejt kapacitetet e mundshme vendore e ndërkombëtare, pavarësisht lidhjeve të atyre që kryejnë krime, do të ndiqen deri në fund”.
Ministrja e Financave ka sqaruar idenë e angazhimit të Guardia di Finanza. Ka shkruar se më 6 tetor 2020, ky institucion bashkë me ambasadorin italian, Nicola Orlando, kanë vizituar Ministrinë e Financave. “Kemi zhvilluar takim pune, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ATK-së, Doganave dhe të Njësisë së Inteligjencës Financiare. Në këtë takim kemi biseduar për një projekt të mundshëm në mes Guardia di Finanza, ATK-së, Doganës dhe NJIF, projekt ky që do të financohej nga BE.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është luftimin e evazionit, informalitetit, kontrabandës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme që dëmtojnë financat publike. Në atë takim jemi pajtuar që institucionet tona të identifikojnë fushat ku dëshirojnë bashkëpunim, gjë të cilën e kanë bërë me kohë”, ka thënë Bajrami .
Kërkesa e Bajramit ka zgjuar reagimin e deputetes nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu. A jo e ka pyetur ministren se kush do ta paguajë Guardia di Finanzia për punën që do të duhej ta kryente vetë Ministria e Financave.
“Sa kushton kjo ftesë e juaja znj. ministre? Kush i paguan ata zotërinjtë e Guardia di Finanza? Me para të këtij populli po paguheni ju dhe po me para të popullit ju thërrisni italianët për ta kryer punën tuaj!!! A hiç s´po ju vjen marre a?”, ka shkruar Musliu.
Guardia di Finanza është agjencia italiane e zbatimit të ligjit, përgjegjëse për trajtimin e krimit financiar dhe të kontrabandës. Vjedhja në Thesarin e Shtetit ka ndodhur më 9 tetor të këtij viti. Një zyrtar që ka punuar 11 vjet në këtë institucion dyshohet se ka transferuar afro 2.1 milionë euro në llogari të një operatori ekonomik