Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pas njoftimit se ka dhënë dorëheqje nga pozita, ka reaguar sërish në llogarinë e saj në Facebook.
Kësaj radhe, Bajrami ka përmendur vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit. Thotë se të gjithë përfituesit nga kjo vjedhje janë nën hetime, duke kërkuar që “hajnat të marrin dënime kapitale”.
Tashmë e dorëhequr nga ky dikaster, Bajrami ka shkruar se do të denoncoj hajnat nga çdo pozitë që do të ketë, edhe nga ajo e deputetes.
“Hajnat do t’i denoncoj në secilën pozitë që do të jem. Edhe si deputete do të jem zëri i të gjithë atyre qytetarëve që më kanë votuar tash më shumë se në zgjedhjet e kaluara”, tha ajo.
Ndërkaq, shprehet e sigurt se për rastin e vjedhjes në Thesar, organet e drejtësisë nuk do të dështojnë për ta zbardhur.
-
Bajrami: E denoncova vjedhjen e 2.1 milionshit, mjetet të kthehen sa më parë në buxhet
-
Bajrami: Menjëherë të nisë kthimi i 2,1 milionë eurove të Thesarit
-
Bajrami nuk e di arsyen pse nuk janë kthyer në Thesar 2.1 milionë euro të vjedhura
-
Ministrja Bajrami fton Guardia di Finanza të hetojë skandalin e Thesarit
-
Vjedhja në Thesar, Bajrami: Janë bllokuar mbi 560 mijë euro në llogaritë e transferuara