Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrisë së Bujqësisë i dhurohen dy dronë

Ministria e Bujqësisë, konkretisht Agjencia Pyjore e Kosovës, të mërkurën ka pranuar dy dronë – donacion nga programi “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve në Kosovë”, i financuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë dhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara – FAO.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pranimin e dy dronëve e ka quajtur domethënëse për sektorin që ai udhëheq dhe për arritjen e objektivave.

“Përmes përdorimit të teknologjisë moderne në mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve, siç janë edhe këta dronë me mundësi dhe performanca të jashtëzakonshme, do të kemi mundësi më të mira për monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve me fokus të posaçëm në evidentimin dhe parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyje dhe ruajtjen e tyre si pasuri kombëtare”, ka thënë ai.

{gallery}

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, dronët kanë “performancë të jashtëzakonshme, si dhe ofrojnë kapacitete të larta të monitorimit dhe incizime për analiza të ndryshme të terreneve pyjore”.

Edhe APK-së i dhurohen 6 vetura dhe pajisje për luftimin e aktiviteteve ilegale në pyje Arbëri APK-së i dhurohen 6 vetura dhe pajisje për luftimin e aktiviteteve ilegale në pyje

Para dorëzimit, FAO ka organizuar trajnim katërditor për personelin që do të jetë përgjegjës për përdorimin e dronëve.

“Trajnimi kishte për qëllim njoftimin për procedurat dhe aspektet ligjore që kërkohen në përdorimin të tyre në Kosovë, si dhe tema teknike rreth mundësive dhe mënyrës së përdorimit të tyre në pylltari”, thuhet në njoftim.