Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha problemet që janë shfaqur deri tash në rrugën e Veternikut në Prishtinë janë tejkaluar.
Kjo ministri sot ka inspektuar punimet me ç’rast ka nisur edhe asfaltimi i shtresës së parë të bito-zhavorit.
Zëvendësministri Rexhep Kadriu ka thënë se problemet e deritashme si shembja e murit dhe problemet e shpronësimit tashmë kanë marrë fund.
Duke mos dhënë afat kohor për përfundimin e kësaj rruge, MI ka thënë se është e mobilizuar që ta përfundojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Artikuj të ngjashëm
-
Brenda javës lëshohet për qarkullim rruga e zgjeruar e Veternikut
-
Abdixhiku: Deri më 1 korrik do të funksionalizohet edhe pjesa e papërfunduar e rrugës në Veternik
-
Abdixhiku: Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht
-
Abdixhiku thotë se edhe pak ka mbetur nga përfundimi i punimeve në Veternik
-
Ministria thotë se shumica e rrugëve janë të kalueshme