Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka marrë vendim që të bëhet hetim zyrtar për importin e bllokave nga Serbia.
Në arsyetimin e vendimit të ministres Rozeta Hajdari, thuhet se gjetjet nga analiza preliminare tregojnë se ka elemente që importi i këtyre produkteve nga Serbia po shkakton dëme materiale përmes çmimeve dumping ndaj industrisë së prodhuesve vendorë të materialit ndërtimor nga argjila.
Sipas gjetjeve preliminare, bllokat e importuar nga Serbia po shiten më lirë në Kosovë se në tregun e brendshëm të Serbisë dhe “rrjedhimisht një import i tillë rrezikon prodhimin vendor për shkak të çmimeve joreale dhe të dampuara”.
Artikuj të ngjashëm
-
Hajdari: S’ka pasur respektim të Ligjit për masat mbrojtëse në importe
-
MINT-i sqarohet rreth vendimit antidamping për bllokat e importuar nga Serbia
-
Kosova vendos masa të reja tregtare ndaj Serbisë
-
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
-
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe