Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hajdari: S’ka pasur respektim të Ligjit për masat mbrojtëse në importe

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se në tregun vendor ka ndjeshmëri për shkak të importit të madh të shumë produkteve.

Sipas saj, duke shfrytëzuar Ligjin për masat anti-damping, kanë iniciuar hetime për importimin e bllokave nga Serbia, të cilët sipas saj kanë një çmim shumë të ulët prandaj edhe është marrë vendimi për masën anti-damping.

Ajo në një intervistë në emisionin "60 Minuta" në KTV, ka thënë se po me këtë ligj është iniciuar hetim edhe për koncentratet e shpezëve.

Hajdari ka thënë se duke pasur parasysh diskriminimin ndaj prodhuesve vendor kanë marrë vendim për këto masa.

“Çdo vendim e kemi marrë sipas kërkesës së Shoqatës së prodhuesve vendorë. Ne nuk kemi vendosur kokë me vete. Kjo shoqatë ka kërkuar që të hetohen çmimet e importuara nga Serbia. Konform këtyre kërkesave kemi iniciuar hetimet dhe këto masa janë deri në pesë vjet dhe kjo ka ndikim te prodhuesi vendor. Kemi një komision vlerësues që në kohë periodike e bën vlerësimin në treg dhe deri tash nuk kemi rritje të çmimeve në treg. Ligj për masat mbrojtëse në import favorizon tregun e Kosovës dhe nuk ka pasur veprime të marra mbi këtë ligj, fatkeqësisht. Afër 29 për qind e importit ka qenë import i biskotave nga Serbia”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se kur ka shfuqizuar vendimin për blloka të importuar nga Serbia, ajo është politizuar e akuzuar se ka favorizuar produktet serbe.

Edhe Hajdari: Miratimi i Projektligjit për tregti me jashtë do të ndihmojë zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë Arbëri Hajdari: Miratimi i Projektligjit për tregti me jashtë do të ndihmojë zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë

Lidhur me vendosjen e flamujve afër produkteve, ajo ka thënë se kanë shtuar inspektimet. Ajo ka thënë se edhe shitësit e vegjël janë të obliguar ta bëjnë të njëjtën gjë.

Hajdari ka thënë se inspektorati i tregut duhet të forcohet, gjithashtu edhe ai për AUV.

Ai ka thënë se në të ardhmen do të ketë inspektor koordinues në Zyrën e Kryeministrit.

“Në Ligjin për Inspektime do të vijë një plan që sjell respektimin e tregut në bazë të këtyre të inspektimeve. Nuk janë të mjaftueshëm inspektorët aktual po janë intensifikuar punët me shtimin e numrit të inspektorëve”, ka thënë ajo.