Ministria e Shëndetësisë ka një muaj që i është drejtuar me shkresë Prokurorisë së Shtetit, ku i kërkohet informatë mbi emrat e të gjithë zyrtarëve të saj që janë pjesë e aktakuzave.
Në mungesë të të dhënave zyrtare nga Prokuroria e Shtetit, MSH-ja ka thënë të mos ketë bazë ligjore për ndërmarrjen e masave ndaj personelit të saj, shkruan sot Koha Ditore.
“Ministri i Shëndetësisë ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që ta njoftojë MSH-në me emrat e të gjithë zyrtarëve të saj, për të cilët ka të ngritur ndonjë aktakuzë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Aktakuzat ndaj zyrtarëve të këtij institucioni janë të njohura për opinionin - dy raste janë bërë publike nga “Koha Ditore”. Por pavarësisht kësaj shumë prej të akuzuarve punojnë ende. Në mesin e tyre ka kryeinspektorë e udhëheqës divizionesh. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
MSH-ja paralajmëron masa ndaj personave përgjegjës për rastin gjyqësor që i kushtoi 630 mijë euro
-
Parashkrimi ia kthen Ministrisë së Shëndetësisë ish të akuzuarit për korrupsion
-
Komisioni për Shëndetësi dërgon në Prokurori tenderët e MSH-së gjatë pandemisë
-
MSH-ja bën thirrje që organet mbikëqyrëse t’i hetojnë shkeljet e mundshme në këtë ministri
-
Gjykata nuk i merr për bazë masat e MSH-së për shkak të mungesës së instancës për ankesë të brendshme