Ministria e Shëndetësisë ka folur sot rreth prodhimit të maskave prej një biznesi në Komunën e Gjakovës.
Përmes një njoftimi ka thënë se “produktet e tilla nuk janë pajisje medicinale (medical devices), prandaj edhe nuk kanë certifikatë që garantojnë standardet e cilësisë e të prodhimit si pajisje medicinale”.
Megjithatë kjo ministri ka thënë se nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim në raport me këtë, pasi një gjë e tillë nuk është kompetencë e saja.
“Çështja e subjekteve prodhuese është më tepër në përgjegjësitë e Ministrisë së Ekonomisë dhe mekanizmave mbikëqyrës e zbatues të saj. Prandaj, MSh shpreson që kjo çështje të adresohet në mënyrën adekuate në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa e cenuar afarizmin brenda kuadrit ligjor të subjektit afarist”, shkruan në njoftim.
-
Një fabrikë në Gjakovë nis prodhimin e maskave, një tjetër paralajmëron prodhimin e dezinfektuesve
-
Ministria e Bujqësisë: Fermerët nuk preken nga procedurat në sektorin e qumështit
-
Rekomandohen masa mbrojtëse për punëtorët nga 22-25 korrik, shkak temperaturat
-
Komisioni i Ankesave ngatërron rolin e Inspektoratit Shëndetësor me atë Farmaceutik
-
MSH-ja e quan të pabazuar vendimin e Komisionit të Ankesave për “KosovaMed HealthCare”