Drejtuesit e Komunës së Prizrenit dhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të premten kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për rehabilitimin dhe rregullimin e deponisë së mbetjeve inerte në afërsi të fshatit Zhur.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes të mbajtur në ndërtesën e Komunës së Prizrenit është bërë e ditur se MMPH-ja për këtë projekt me buxhetin e sivjetmë ka planifikuar 50 mijë euro me mundësinë që ta mbështesë edhe në dy vjetët në vijim, derisa mjete do të ndajë edhe Komuna e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se palët janë dakorduar që të marrin përgjegjësi për ndërtimin e deponisë komunale për rajonin e Prizrenit ku do të hidhen mbetjet inerte.
Ai ka pranuar se deponia aktuale afër fshatit Zhur ka probleme të shumta prandaj edhe nevojitet rehabilitimi dhe rregullimi i saj. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ministria e Mjedisit mbështet rregullimin e deponisë së mbetjeve inerte
-
Kontraktohet operatori për infrastrukturën e deponisë së Zhurit
-
Komuna planifikon gjelbërim e shtigje të ecjes në hapësirat skaj hekurudhave në Prizren
-
Prizreni subvencionon me 30.000 € projektet e OJQ-ve që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit
-
Prishtina nis largimin e 140 deponive ilegale, MMPH e gatshme të financojë deponinë legale