Pa kritere të përcaktuara për kapacitetet ekonomike dhe financiare, si dhe pa kërkesa mbi mundësitë teknike dhe profesionale, Ministria e Infrastrukturës ka dashur të bëjë përzgjedhjen e një kompanie për tenderin me titull “Furnizimi dhe montimi i ndriçimit në rrugët rajonale”, vlera e paraparë e të cilit është 1 milion e 160 mijë euro.
Mospërcaktimi i këtyre kritereve ka bërë që Organi Shqyrtues i Prokurimit të obligojë Ministrinë e Infrastrukturës që të përmirësojë dosjen për këtë tender. Gjykata e Tenderëve ka kërkuar që gjatë plotësimit të dosjes, Ministria e Infrastrukturës të vendosë kritere të matshme për këtë procedurë tenderuese, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Obligohet Autoriteti Kontraktues të bëjë përmirësimin e dosjes së tenderit dhe zgjatjen e afatit për dorëzimin e ofertave konform nenit 53.7 të Ligjit të Prokurimit Publik”, thuhet në vendimin e OShP-së.
Gazeta ka kërkuar sqarime lidhur me arsyet e mospërcaktimit të këtyre kritereve nga Zyra për medie e Ministrisë së Infrastrukturës, por të martën ata nuk kanë kthyer përgjigje.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)