Ministria e Infrastrukturës ka formuar shtabin emergjent, me qëllim të menaxhimit të gjendjeve të jashtëzakonshme siç janë rrëshqitja e dheut, vërshimet, reshjet e borës, apo dhe reshje tjera, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Lidhur me organizmin e punëve dhe aktiviteteve të këtij shtabi, ministri Lekaj mbajti një takim me anëtarët e këtij shtabi, ndërsa në takim i pranishëm ishte zëvendësministri Rexhep Kadriu, si dhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës Jeton Rexhepi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLekaj tha se tha se ky shtab është themeluar, për të ndërmarrë masa për tejkalimin e situatave eventuale emergjente të cilat mund të krijohen gjatë stinës së dimrit. Po ashtu shtabi do të ndihmoi në rastet kur kërkohet nga ana e qytetarëve për pengesat të cilat paraqiten gjatë qarkullimit të tyre nëpër rrugë, për shkak të ngricave apo edhe gjendjeve të tjera.
Shtabi emergjent do të raportojë te ministri i Infrastrukturës si dhe do të rekomandoi ndërmarrjen e masave përkatëse me procedurë urgjente për rikthimin e gjendje normale në rrugët e vendit tonë, kur paraqitet nevoja.
Major Jeton Rexhepi, theksoi se Policia e Kosovës, është e gatshme që të bashkëpunojë në këtë drejtim për të siguruar një qarkullim më të lehtë të qytetarëve të vendit tonë, sa herë që kërkohet.