Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore, duke thënë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar.
MASH ka thënë se shkaku i kësaj katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk janë publikuar në faqen zyrtare të MASH-it.
“Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe shitësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë shitjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria”, ka njoftuar MASH-i.
-
Kosova kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë
-
Sveçla: Heshtja e Serbisë dhe Listës Serbe për varrezat masive – mbështetje për krimet
-
Arsenali i armëve u kap përreth zonave të varrezave masive në Zubin-Potok
-
Fotogaleria: Kapet arsenal armësh në veri
-
Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër