Ministria e Arsimit ka vendosur që t’i përkrahë financiarisht nxënësit me IQ të jashtëzakonshëm, ata me talente dhe dhunti.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për këtë qëllim do të ndahen rreth 170 mijë euro.
“Me qëllim të përkrahjes dhe promovimit të nxënësve me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, kemi marrë vendim për përkrahje financiare për projektet e OJQ-ve që punojnë në këto fusha. E lumtur që edhe këtë vit po ofrojmë mbështetje për organizatat të cilat merren me përkrahjen e këtyre talentëve. Si Ministri do të vazhdojmë të financojmë projektet që kanë në fokus talentët tanë sepse përgatitja e tyre është hap i rëndësishëm edhe për fuqizimin e shtetit tonë. Vlera totale e kësaj përkrahjeje të MASHTI është rreth 170 mijë euro ndërkaq, përfituese të kësaj thirrjeje janë KËTO organizata”, thuhet në njoftim.
-
MASHTI ndan 200,000 euro për OJQ-të që përkrahin nxënësit
-
Nagavci thotë se janë buxhetuar pagat për 500 asistentë për nxënësit me aftësi të kufizuara
-
Nagavci thotë se fokus e ka përmirësimin e kushteve në shkolla për fëmijët me aftësi të kufizuara
-
Ministria e Arsimit ndan nga 7,000 euro për studiuesit e nivelit master në universitete të huaja
-
Nagavci thotë se MASHTI i ka ndarë Prishtinës buxhet, por se Komuna nuk ka punësuar asistentë