Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se kanë ndarë 200 mijë euro për OJQ-të që përkrahin e promovojnë nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, si dhe nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psiko-sociale.
Përmes një statusi në Facebook, Nagavci ka ftuar të gjitha OJQ-të që të aplikojnë në mënyrë që të jenë përfituese të këtij projekti.
Ajo ka thënë se angazhimi i tyre për nxënësit do të jetë i vazhdueshëm dhe nuk do të ndalet.
“Për të përkrahur e promovuar nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti si dhe nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psikosociale, kemi hapur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për financimin e projekteve të OJQ-ve që punojnë në këto fusha”, ka thënë Nagavci.
Vlera totale e kësaj thirrje do të jetë 200,000.00 euro.
OJQ-të mund të aplikojnë me projektet e tyre për fushat prioritare si: qasje profesionale në edukim gjithëpërfshirës në fëmijërinë e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara, ngritja e kapaciteteve për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, krijimi i ambienteve tё sigurta dhe mike nё shkolla, ku fёmijёt ndihen tё mbёshtetur pёr t`u pёrballur me problemet e ndryshme sociale.
-
Ministria e Arsimit ndan 170 mijë euro për nxënësit me IQ të lartë, me talente dhe dhunti
-
Nagavci thotë se janë buxhetuar pagat për 500 asistentë për nxënësit me aftësi të kufizuara
-
Nagavci thotë se fokus e ka përmirësimin e kushteve në shkolla për fëmijët me aftësi të kufizuara
-
Ministria do raport zyrtar për “studentët” e Gjuhës dhe të Letërsisë sa për një mijë euro
-
Dorëzohet kallëzim penal ndaj ministres Nagavci