Avokati i përgjithshëm shtetëror, që e përfaqëson Ministrinë e Qeverinë në procese gjyqësore, e ka kaluar provimin me shkrim për noter.
Sami Istrefi, ish-anëtar i PDK-së, që ka mbajtur disa funksione në Komunën e Vushtrrisë, është vetëm një prej zyrtarëve të kësaj ministrie që ka kaluar provimin me shkrim, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e mohon mundësinë që Istrefi të këtë pasur qasje në detyrat e provimit, derisa thekson se numri i zyrtarëve të ministrisë që nuk e kanë kaluar provimin është më i madh.
Në listën e kandidatëve që kanë kaluar provimin me shkrim, janë edhe disa familjarë të zyrtarëve të PDK-së, përfshirë gruan e ish-ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi, Fatmire Jerliu, Shemsie Istogu – Lladrovci, gruaja e kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci, dhe Xhyljeta Demaku, gruaja e deputetit të PDK-së, Rafet Rama.
Lidhur me pretendimet se për kalimin e provimit janë dhënë shuma të ndryshme të hollash, Tahiri tha që menjëherë u është adresuar organeve te hetuesisë.
Tahiri ka folur edhe për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit, që është bërë nga vet ai, përfshirë Nerxhivane Dauti, profesoreshë në UP, dhe ish-deputete e PDK-së, për çka tha se ka besuar në kualitetet profesionale të saj.
Por, për çështjen që e trajtoi KTV-ja gjatë së enjtes, lidhur me konfliktin e interesit të kryetarit të komisionit dhe një anëtareje tjetër, Tahiri sërish nuk i ka bërë të ditur emrat e atyre që e kanë deklaruar atë, por theksoi se është shmangur secila situatë dhe se gjithçka rreth procesit do të jetë transparente.
Provimi me gojë për kandidatët që kanë kaluar fazën e parë pritet të mbahet në fund të javës së parë të korrikut.
Prioritet, sipas ministrit Tahiri, do të kenë licencimin e kandidatëve që vijnë nga komunat ku nuk ka noterë, si Kamenica e katër komunat në veri të vendit.