Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, ka vizituar Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, njofton kumtesa ministrore,transmeton Koha.net.
Në të dy agjencitë, Sefaj u njoftua për punët e përditshme që kryhen, projektet konkrete që kanë planifikuar për vitin e ardhshëm dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë kryerjes së misionit të tyre.
Sefaj vuri në dukje se është përkushtim i tij, që të vizitoj secilën agjenci të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim të dhënies së mbështetjes së tij.
Ai theksoi se do të angazhohet me qëllim që të gjithë së bashku të tejkalojmë sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione.
Artikuj të ngjashëm
-
Veliu i premton mbështetje Agjencisë së Forenzikës për akreditim ndërkombëtar të laboratorëve
-
Veliu vizitoi IPK-në, ofroi mbështetje për një polici profesionale dhe të besueshme
-
Sefaj zyrtarisht jep dorëheqje
-
Zyrtarja amerikane vlerëson luftën e institucioneve kosovare të sigurisë kundër narkotikëve
-
MPB premton përkrahje për zjarrfikësit