Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Peci autorizoi jashtëligjshëm kryeshefin e APK-së që të përdorë veturën zyrtare

Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për përdorimin e veturave zyrtare, i ka lëshuar autorizim për një vit zëvendëskryeshefit të APK-së, Bekim Hoxha. Edhe pse vendimi i Qeverisë parasheh që autorizimet të mos lëshohen më shumë se për 72 orë, ministri Peci e ka arsyetuar këtë duke thënë se vetura është dhënë në shfrytëzim për mbrojtjen dhe parandalimin e prerjeve të pyjeve.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka dalë kundër vendimit të Qeverisë Kurti, për ta privilegjuar zëvendëskryeshefin e Agjencisë së Pyjeve, Bekim Hoxha.

Më 6 janar të këtij viti, Peci ka lëshuar autorizim për përdorim të veturës zyrtare për një vit për zëvendëskryeshefin e APK-së.

Ky autorizim është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë Kurti 1, që kishte marrë më 12 maj të 2020, ku kishte kërkuar që të mos lejohet përdorimi i veturave zyrtare jashtë orarit të punës, me përjashtim të disa rasteve që bëhen me autorizim, por jo më gjatë se 72 orë.

Por ministri i Bujqësisë e ka arsyetuar këtë duke thënë se vetura është dhënë në shfrytëzim për mbrojtjen dhe parandalimin e prerjeve të pyjeve.

“Kryeshefi është në funksion, ai e ka mandatin kryesor bashkë me komunat në aspektin e implementimit të taskë-forcës për parandalimin e prerjeve ilegale”, ka thënë ministri Peci.

Edhe Ministri Peci shfuqizoi vendimin për përdorimin e veturës zyrtare nga zv.kryeshefi i APK-së Arbëri Ministri Peci shfuqizoi vendimin për përdorimin e veturës zyrtare nga zv.kryeshefi i APK-së

Hoxha veturën zyrtare e përdor çdo ditë për vajtje-ardhje në punë nga Rahoveci.

Burime të KOHËS thonë se shpeshherë ai udhëton së bashku me bashkëshorten, e cila po ashtu punon në Prishtinë.

“Në ecje e sipër mundet me marrë edhe ndonjë anëtar të familjes, por unë nuk di asnjë rast të tillë të cilin e ka përdorur për qëllime personale. A më keni bërë ndonjë pyetje ose a keni shkruar ndonjëherë për këto veprat abuzive apo abuzimet me prona”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeshefi i APK-së, Bekim Hoxha, nuk ka dashur të flasë para kamerës rreth kësaj çështjeje, duke thënë se do të përgjigjet me shkrim.

“Pyetjet i kam marrë dhe do të përgjigjem me shkrim gjatë ditës së nesërme”, ka thënë Hoxha.

Edhe Caktohet zëvendëskryeshef i AUV-it ish-drejtori i APK-së, që po hetohet për kontratë të dyshimtë Arbëri Caktohet zëvendëskryeshef i AUV-it ish-drejtori i APK-së, që po hetohet për kontratë të dyshimtë

Por me shkrim ai nuk është përgjigjur nëse udhëton rregullisht me bashkëshorten, apo vetëm ka rastisur ndonjëherë që të udhëtojnë bashkë me veturën zyrtare. Asaj i ka ndryshuar edhe targat nga zyrtare në civile.

Ka arsyetuar dhënien e autorizimit nga ministri.

“Mandati dhe përgjegjësia në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës ka të bëjë në monitorimin e punëve në parandalimin e prerjeve ilegale, transportit ilegal, mbikëqyrjen e projekteve në sektorin e pyjeve në Drejtoritë Regjionale të APK-së, Mbikëqyrjen e planeve operative të zbatimit të legjislacionit në mes Inspektoratit të Pyjeve dhe MPB-Policisë së Kosovës. Po ashtu, edhe specifikat e tjera me paraqitjen e zjarreve në gjithë territorin e Kosovës si rezultat i veprimeve ilegale në pyje dhe toka pyjore, me ç’rast shumica e aktiviteteve ilegale ndodhin jashtë orarit të punës”, ka shtuar Hoxha tutje.

Hoxha nuk u është përgjigjur pyetjeve të KOHËS se sa kontrolle apo monitorime i ka bërë gjatë këtij viti jashtë orarit të punës.

Edhe Zv.kryeshefi i APK-së shpenzoi 3 mijë e 155 euro për derivate brenda 10 muajve Arbëri Zv.kryeshefi i APK-së shpenzoi 3 mijë e 155 euro për derivate brenda 10 muajve

Nga 9 deri më 16 nëntor, Hoxha ka qenë në udhëtim zyrtar bashkë me ministrin Peci. Gjatë kësaj periudhe vetura zyrtare nuk ka qenë në oborrin e Agjencisë.

“Ju informoj se Agjencia Pyjore e Kosovës është duke bërë rinovimin e objektit dhe parkingut, dhe gjatë asaj kohe automjetet është dashur të largohen nga parkingu derisa të përfundojnë punimet. Gjatë kësaj kohe automjeti që e përdori unë ka qenë i parkuar në parking të Ministrisë së Bujqësisë nga data 9-13 dhe me datën 14 dhe 15 ka qenë i parkuar në shtëpinë time”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë çështje, KOHA ka kërkuar një përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës që nga e enjtja, por nuk ka marrë një përgjigje, përkundër premtimeve nga zyrtarët e saj.