Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Lekaj ndërmerr hapa për zgjidhjen e problemeve të Mamushës, Infrakosit dhe Trainkosit

Ministri i Infrastukurës, Dr. Pal Lekaj, ka pritur sot në takime të ndara përfaqësuesit e Komunës së Mamushës dhe Bordin Drejtues të Infrakos dhe Trainkos.

Kjo ministri ka postuar në adresë të medieve një deklaratë të ministrit Pal Lekaj rreth përmbajtjes së bisedimeve në të dy rastet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë Deklarata e ministrit Pal Lekaj:

“Në takimin me udhëhqësit e Komunës së Mamushës biseduam për mundësinë e ndërtimit të një bypass-i, i cili do të mundësojë kyçjen në autostradën "Ibrahim Rugova" për rreth 40 mijë banorë.

Po ashtu sot takova bordin drejtues të Infrakosit dhe Trainkosit. Lëvizja e trenit do të realizohet për t'u shërbyer qytetarëve dhe bizneseve në qarkullimin sa më të lehtë dhe sa më pak të kushtueshëm.

Për të dyja këto çështje qysh sot kemi ndërmarrë hapa konkretë për të bërë zgjidhje. Do të punojmë që këto të realizohen në afat sa më të shpejtë.

Ne kemi ardhur këtu në shërbim të qytetarit dhe së bashku do të arrijmë suksese.”

{gallery}