Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Latifi mban ligjëratë në Kongresin e Kirurgjisë në Vjenë

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, ka mbajtur ligjëratë në Kongresin Botëror të Kirurgjisë në Vjenë.

Ai ka ligjëruar me temën “Menaxhimi i lëndimeve me potencial për fatalitet dhe traumave të zemrës”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

“Në këtë ligjëratë, që ishte e ilustruar me video, ai foli për menaxhimin e gjendjes kaotike që krijohet në emergjencë gjatë traumave të ndryshme dhe posaçërisht se si duhet të ndahet i gjithë procesi I menaxhimit në segmente të veçanta si në vendet me sisteme të zhvilluara shëndetësore, ashtu edhe në vendet ku mungojnë resurset e duhura si infrastruktura, përgatitja e stafit të traumës, sikurse në Kosovë”, thuhet nga MSH-ja.

Ai gjatë ligjëratës thuhet se ka ndarë përvojat nga ekipi i tij në menaxhimin e traumave gjatë punës si kirurg.

“Ministri Latifi tha se përmes krijimit të sistemit të traumës do të standardizohet kujdesi i gjithë lëndimeve traumatike në tërë vendin dhe do të ngrihen:

Edhe Latifi në Austri do të flasë për arrestin kardiak traumatik, në MSH thonë që do të flasë për politikëbërje Arbëri Latifi në Austri do të flasë për arrestin kardiak traumatik, në MSH thonë që do të flasë për politikëbërje

1. Aftësitë klinike të ekipit të traumës;

2. Produktiviteti Akademik: Synohet trajnimi i gjeneratës së ardhshme të kirurgëve të traumës, që do të kenë një gamë të gjerë interesash akademike dhe kërkimore;

3. Aftësitë arsimore dhe edukative: Kirurgët e traumës do të marrin pjesë në mësimdhënie dhe mentorim të specializantëve dhe studentëve të mjekësisë, përmes prezantimeve edhe në mjedise klinike; dhe

4. Zhvillimi i lidershipit: Trajnimet shtesë me sub-spcializime për të zhvilluar gjeneratën tonë të ardhshme të udhëheqësve në kirurgji dhe lëmin e traumës”, tha Latifi. 

Në njoftimin për udhëtimin e ministrit në Austri, nga MSH-ja ishte thënë se Latifi do të flasë për sistemin shëndetësor të Kosovës dhe punë e tij si ministër.

Por, në paralajmërimet e Kongresit askund nuk ishte përmendur se Latifi është ministër i Shëndetësisë.

“Ai do të flasë gjatë ligjëratës së tij edhe për shëndetësinë në Kosovë. Sidomos për temat që kanë të bëjnë me emergjencën dhe traumën, sepse në programin e tij për shëndetësinë (qendrat dhe programet e avancuara) janë së paku tetë qendra që kanë të bëjnë me kirurgjinë, ndërsa gjatë konferencës, do të takohet edhe me personalitete pjesëmarrëse nga fushat e shëndetësisë/mjekësisë dhe për këto do të njoftohet publiku sikurse në çdo vizitë të realizuar deri tani apo pjesëmarrje në ngjarje të ndryshme”, ishte thënë nga Zyra e Komunikimit e MSH-së.

Edhe Ministri i dorëhequr i Shëndetësisë tregon se si duhet kryer puna që e la Arbëri Ministri i dorëhequr i Shëndetësisë tregon se si duhet kryer puna që e la

Udhëtimet e shpeshta të Latifit janë ndër kritikat më të shpeshta.