Për 13 muaj të qeverisë Haradinaj, janë ndërruar tre ministra të Brendshëm, që të gjithë nga AKR-ja, raporton KTV .
Pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Bejtush Gashi, në mbledhjen e Qeverisë mori pjesë ministri i ri, Ekrem Mustafa, i cili paradite mori detyrën nga paraardhësi i tij.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërrimin e shpeshtë të ministrave të Brendshëm nuk e sheh si tronditje të madhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në Interpol.
Haradinaj nuk e ka mohuar mundësinë që ish-ministri Gashi të emërohet ambasador në njërin prej vendeve të rajonit.
Ndërkaq, paralajmërimet e partive opozitare për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, Haradinaj nuk i sheh aspak serioze, ngase thotë se do ta çojë deri në fund mandatin 4-vjeçar. Haradinaj ka komentuar edhe nismën e kreut të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për hapjen e urës së Ibrit. Ai ka kërkuar nga Bahtiri, të ketë kujdes nga deklaratat rreth hapjes së urës.
-
Bejtush Gashi, ministri i katërt që shkarkohet në Qeverinë Haradinaj
-
Ndryshime në Qeverinë Rama, Shahini merr timonin e Arsimit e Cakaj të Diplomacisë
-
Haradinaj nuk di se për çfarë do të përdoret Fondi për Interpolin
-
As 20 për qind e ambasadorëve të Kosovës nuk janë të pavarur nga politika
-
Gashi pranon se partia e shkarkoi nga posti i ministrit