Për të dytën herë me radhë, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, nuk është paraqitur në Komisionin për Arsim për të raportuar për përjashtimin nga EQAR-i, raporton KTV.
Sikurse herën e parë, Komisioni për Arsim e ka ftuar ministrin Bytyqi që të raportonte lidhur me masat e mëtutjeshme që do t’i ndërmarrë pas përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit, nga Regjistri Evropian i Cilësisë së Arsimit të Lartë.
Kryetari i këtij komisioni, Ismail Kurteshi, ka thënë se me këtë veprim, Bytyqi e ka injoruar komisionin, para të cilit ka obligim për raportim.
Këtë mungesë të ministrit nuk e arsyeton as njohësi i çështjeve arsimore Dukagjin Pupovci.
Ai thotë se ratifikimi i emrave të rinj të anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Akreditimit duhet të bëhet sa më shpejt, meqë në sytë e anëtarëve të Rrjetit për Cilësi-EQAR, Agjencia e Akreditimit duhet të funksionalizohet.
Nga Komisioni për Arsim njoftojnë se më asnjëherë nuk do ta ftojnë ministrin për këtë çështje. Por, për këtë temë, Bytyqi pritet të raportojë në seancën e së mërkurës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
-
Pse mungoi në Komisionin për Arsim ministri Shyqiri Bytyqi
-
Mungon ministri, dështon mbledhja e komisionit për arsim
-
Me dyer të mbyllura Bytyqi raportoi për shkarkimet në Agjencinë e Akreditimit
-
Kosova synon të zë afatin e aplikimit për t’u rikthyer në EQAR
-
Ministrit Bytyqi i kërkohet ta emërojë sa më parë Bordin e Akreditimit