Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, do të pritet të dielën nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Cavusoglu, i cili ka arritur të shtunën në Kosovë, do të dalë me deklaratë për media bashkë me Gërvallën pas takimit që do të mbahet gjatë paradites së sotme.
Kurse, në orën 11:00 ai do të pritet nga presidentja Osmani, raportoi Ksp-ja.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë komunikatë për media.