Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Bytyqi po bojkoton Kuvendin

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ndonëse e ka për obligim, ende nuk ka marrë pjesë në asnjërën prej mbledhjeve të Komisionit për arsim, edhe pse është ftuar nga anëtarët e tij.

Bytyqi nuk ka dashur të komentojë asgjë për KTV-në, por zyrtarë të Ministrisë deklaruan nëpërmjet telefonit se ministri ka qenë në Gjenevë, ku kishte vizituar një Institut Ndërkombëtar për Teknologji.

Kryearti i këtij komisioni, Ismail Kurteshi ka thënë se po këtë arsyetim e ka dhënë edhe ministri, kur ua ka refuzuar ftesën.

Njohësit e arsimit nuk e arsyetojnë me asgjë mospjesëmarrjen e ministrit Bytyqi, në ndonjërën prej mbledhjeve të komisionit.

Rinor Qehaja ka thënë se çështja me rëndësi që duhet të diskutohet, është bordi i shkarkuar i Agjencisë së Kosovës për Akreditim pa kurrfarë paralajmërimi. Komisioni pritet ta ftojë Bytyqin sërish më 7 nëntor.