Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim, mungoi ministri dhe kryetari i Komisionit

Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Komisionit për Arsim i Kuvendit të Kosovës.

Sot ishte paraparë që aty të merrte pjesë edhe Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, raporton KTV.

Aty pritej të flitej për përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga Rrjeti i Cilësisë së Arsimit, EQAR.

Arsyeja për anulim të kësaj mbledhje sot ishte për shkak të moskonfirmimit të ardhjes nga ministri si dhe se kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi, është në Prekaz.

Dështimi i mbledhjeve si të Komisioneve ashtu edhe të Kuvendit, për motive shpesh banale, tashmë është bërë i rregullt.