Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Malit të Zi, në Prishtinë, Ferhat Dinosha me bashkëpunëtorë.
Ata biseduan për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin në mes dy shteteve si dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e tij edhe në fusha tjera që janë me interes për dy vendet.
“Ministri Berisha e njoftoi ambasadorin Dinosha edhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK. Rëndësi të veçantë ministri i kushtoi bashkëpunimit ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën Kombëtare të Ajovës së SHBA-ve si dhe bashkëpunimin me ministritë e mbrojtjes të vendeve fqinje”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Koha.net.
Dinosha falënderoi ministrin Berisha për pritjen si dhe e përgëzoi për zhvillimet dhe arritjet e përgjithshme të FSK-së.
Ambasadori me këtë rast shprehu qëndrimin zyrtar të qeverisë së Malit të Zi për mbështetjen e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, e kryesisht në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.
-
Kryeministri Albin Kurti priti ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinoshën
-
Minxhozi falënderon FSK-në
-
Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi për intensifikim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë
-
Kosova pret angazhim të Shqipërisë për ta mbështetur FSK-në
-
Berisha: Deklaratat e pamatura të Serbisë nxisin rritjen e tensioneve ndëretnike