Prishtinë, 19 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha.
Fqinjësia e mirë është prioritet i qeverisë së re dhe se takimi me ambasadorin, z. Dinosha është fillimi i këtij rrugëtimi. Si dy shtete duhet të bëjmë shkëmbimin e përvojave me qëllimin e krijimit të raporteve të sinqerta fqinjësore.
Ambasadori Dinosha i shprehu kryeministrit Kurti urimet e shtetit të tij, duke e përcjellë edhe urimin e kryeministrit të vendit, Dushko Markoviq dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.
Rruga në integrim evropian është rrugë e përbashkët. Sfidat me të cilat ballafaqohen të dy shtetet tona në shumicën e rasteve janë të ngjashme e jo rrallëherë janë edhe të njëjta, prandaj kemi shumë mësime që mund të nxjerrim prej njëra-tjetrës.
-
Kurti e Minxhozi shprehin gatishmërinë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore
-
Kurti: Vizitën e parë zyrtare do ta bëj në Shqipëri
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së
-
Kurti takon Sarrazinin: Kosova e përkushtuar për fqinjësi të mirë
-
Kurti në takim me ambasadorin çek thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së