Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti në takime të ndara atasheun e mbrojtjes së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, si dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes të së Malit të Zi, kolonel Zoran Boshkoviq këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi dhe nënkolonel Zhivko Rakoçeviq.
Takimet e ministrit Berisha me oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Pritja e Berishës për oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së diplomatëve ushtarakë në Konferencën “FSK dhe Partnerët”, e cila mblodhi atashetë ushtarakë të vendeve partnere të akredituar në Kosovë dhe rajon.
-
Vazhdon bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Ministri Berisha priti ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë
-
Kosova pret angazhim të Shqipërisë për ta mbështetur FSK-në
-
Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjeviq qëndron sot në Kosovë
-
Mehaj takohet me Minxhozin, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë - Shqipëri