Prishtinë, 24 janar - Në Prishtinë sot ka filluar punimet Konferenca e Tretë Ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”(Cyber Security and Privacy), organizuar nga Komuniteti i Sigurisë Kibernetike dhe Privatësisë, nën patronatin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Në hapje të kësaj konference morën pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ambasadori i SHBA-ve, Greg Delwie, dhe ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.
Ministri Besim Beqaj, theksoi me këtë rast përkushtimin e tij dhe të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për përkrahje të ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike. që ndodhin në mënyrën e duhur dhe të sigurt.
“Teknologjia digjitale, inteligjenca artificiale, big data dhe Internet of things po e transformojnë jetën tonë të përditshme dhe ekonominë, është e rëndësishme të garantojmë siguri kibernetike për zhvillim të qëndrueshëm”, tha ministri Beqaj.
Punimet e Konferencës “Siguria Kibernetike dhe Privatësia” i kanë përshëndetur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori Greg Delwie.
Konferenca e Tretë Ndërkombëtare për Sigurinë Kibernetike dhe Privatësinë do të vazhdojë punimet edhe nesër dhe pasnesër, ku do të paraqiten me punimet e tyre ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.
-
Riorientimi i Kosovës drejt ekonomisë digjitale
-
IPKO mbyll me sukses edicionin e tretë të Konferencës së Sigurisë Kibernetike – Inovacion, Partneritet dhe Qëndrueshmëri Digjitale në qendër të vëmendjes
-
Kurti: Qeveria po punon për transformimin digjital
-
Beqaj thotë se e kanë prioritet digjitalizimin si mundësi për zhvillim ekonomik
-
Haradinaj: Të kthehemi në komb inovativ, e keni përkrahjen e qeverisë