Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Të kthehemi në komb inovativ, e keni përkrahjen e qeverisë

Foto: ZKM

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se nuk ka njeri në glob, që nuk është i ekspozuar domosdoshmërisht të ecë me ato që ndodhin në jetën e njerëzimit, me pak fjalë, me atë që konsiderohet një revolucion digjital dhe në këtë drejtim edhe Kosova është pjesë e kësaj lëvizjeje.

“Jemi para një presioni të madh, si kohor, si të kërkesave praktike të mënyrës së jetesës, të bërit ekonomi, të veprimit të vlerës së re, pra një revolucion është duke ndodhur në botë dhe ne nuk bëjmë përjashtim, duhet të bëhemi të përgjegjshëm me këtë dhe të gjejmë perspektivën tonë”, ka thënë ai, bëhet e ditur në një njoftim për medie, transmeton Koha.net.

Kreu i ekzekutivit tha se duhet të kthehemi në një komb inovativ në ekonomi. Ai ka garantuar se Qeveria do të ofrojë ndihmën e nevojshme.

“Fakti që ne jemi prej popujve që ka shtrirje të gjatë dhe përdoruesve e të internetit dhe që mbi 70 për qind e prodhimit në IT është në eksport flet shumë. Ne kemi plot sfida sa i përket zhvillimit ekonomik. Trajnimi është sfidë, kualifikimi i të bërit biznes është sfidë. Jam i interesuar që si Qeveri t’iu qëndrojmë afër të gjithë atyre që janë afër të bërit biznes. Por edhe atyre që janë kandidatë potencialë në të ardhmen”, ka thwnw Haradinaj.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, propozoi që Këshillit për Inovacion dhe Ndërmarrësi t’i ndryshohet emri në Koalicion Digjital, ku do të merrni pjesë të gjithë akterët e projekteve digjitale që zhvillojnë ekonominë e vendit.

Edhe Kurti: Qeveria po punon për transformimin digjital Arbëri Kurti: Qeveria po punon për transformimin digjital

“Javën e kaluar kemi aprovuar strategjinë dhe i kemi hapë rrugë Ligjit për Ndërmarrësi. Besoj deri nga gjysma e këtij viti mund ta hartojmë për të ndërtuar një rrugë të re ekonomike. Me përkrahje të jashtëzakonshme të kryeministrit kemi mundësi ndarjen e buxhetit. Kemi nda 8 milionë euro për vitet e ardhshme, qëllimi do jetë projektet për zhvillimin ekonomik të vendit”.

Beqaj ka sqaruar se vitin e kaluar kanë përkrahur 160 biznese të reja. Ai tutje ka thënë se kanë prezantuar një projekt rajonal të përbashkët me Maqedoninë e Shqipërinë.