Si uzurpues funksionesh janë duke u parë ministrat serbë, të cilët prej gjashtë muajsh kanë deklaruar dorëheqjet, por funksionet i mbajnë dhe nuk i raportojnë kurrkujt në Kosovë. Pazotësi për t’i zëvendësuar me të tjerë ka treguar kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan sot Koha Ditore.
Ministrat i përkasin Listës Serbe, subjekt politik që mban lidhje të forta me Serbinë dhe që nuk ia njeh pavarësinë Kosovës. Në fund të marsit, ajo doli nga koalicioni qeverisës. Veprimin e pati ndërmarrë, në shenj pakënaqësie me një aksion policor që rezultoi me arrestimin e drejtorit të Zyrës koordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Prej atëherë, të 10 deputetët e të njëjtit subjekt politik kanë dalë në opozitë.
Ivan Todosjeviq është një nga tre ministrat që ushtrojnë funksionet duke qenë të dorëhequr. Ai drejton Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është kryetar i Komisionit parlamentar për pushtetin lokal. Ai ka treguar se si kurrë Todosjeviq nuk u është përgjigjur kërkesave për raportim.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
-
Zyrtarë të Listës Serbe denoncohen për keqpërdorime financiare
-
17 policë të lënduar në protestën studentore në Serbi, Vuçiq: Është e mundur të jap dorëheqje
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe
-
Kosova merr masa pas trysnisë së Beogradit në votuesit serbë