Kundërshtim kategorik për nismën ligjore për lustracionin kanë dhënë ministrat e Partisë Demokratike, kanë treguar disa dokumente që i ka siguruar “Koha Ditore” të enjten. Të kundërtën e kanë bërë dikastere që drejtohen nga parti të tjera të koalicionit.
Qëndrimet e ministrive janë shprehur pasi, më 18 tetor, Kryesia e Kuvendit i ka kërkuar Qeverisë që të paraqesë mendimin lidhur me përmbajtjen e Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të institucioneve publike dhe të të zgjedhurve.
Projektligji është sponsorizuar nga deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate në pushtet, si dhe të Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë. Me të synohet të trajtohet e kaluara e shoqërisë në sistemin komunist jugosllav dhe që aktorët e atij sistemi t’i kufizojë në marrjen e përgjegjësive në institucionet publike.
Krahas kësaj, edhe që t’i “rehabilitojë moralisht” të gjithë ata që për shkak të bindjeve të tyre politike kanë vuajtur nga padrejtësitë e bëra nga ai sistem. Nëse Projektligji miratohet në Kuvend, do të largohen nga funksionet publike që aktualisht mbajnë shumë ish-funksionarë jugosllavë, përfshirë gjyqtarë e prokurorë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Kosova pa Ligj të lustracionit, Haxhiu: S’e kemi paraparë në agjendën tonë
-
Nismë ligjore për t’i lënë pa punë ish-funksionarët jugosllavë
-
Pushteti e opozita përplasen për ligjin për zyrtarët publikë
-
Projektligji për zyrtarë publikë mund të rishkojë në Kushtetuese
-
Mustafa: Në këtë qeverisje janë pezulluar dhjetëra zyrtarë që s’mendojnë si ministrat