177 njerëz kanë vdekur, si pasojë e shpërthimit të minave nga lufta e fundit në Kosovë.
Ndërsa numri i atyre me lëndime është afër 500, raporton KTV. E në mesin e tyre është edhe Burim Perteshi nga fshati Duhël i Suharekës, i cili kishte rënë në një mjet shpërthyes duke humbur njërën këmbë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëta invalidë edhe 18 vjet pas luftës kanë kritika të njëjta karshi institucioneve.
Ndonëse shumë zona të prekura nga minat janë pastruar, në territorin e Kosovës vazhdojnë të jenë më shumë se 100 të tilla.
Nga Kompania e Deminimit thonë se zonat më të rrezikuara vazhdojnë të mbesin ato afër brezit kufitar me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Kjo kompani nga pastrimet e zonave të minuara, ka gjetur dhe shkatërruar afër 90 mijë mjete të pashpërthyera.
Rajoni i Hanit të Elezit njihet si njëra ndër zonat me më së shumti mjete të pashpërthyera. Nga marsi deri më tash, në rajonin e Hanit të Elezit janë pastruar më shumë se 6 mijë metra katrorë nga minat, si dhe janë gjetur 4 mjete të pashpërthyera.
FSK-ja që nga viti 2010, ka pastruar mbi 1 milion metra katrorë si dhe ka shkatërruar 2177 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera, kurse ekipet e EOD-së kanë intervenuar në 2136 raste dhe kanë demoluar 3150 mjete të ndryshme eksplozive.